Lorik Cana zbulon ekipin e zemrës, fanella ka diçka të përbashkët me atë të Kombëtares
Lorik Cana ka treguar gjithmonë që ruan lidhje të forta me vendin e tij, shkruan Panorama sport. Përveç patriotizmit ndaj vendit të tij ai është një mbështetës i madh edhe i ekipit të qytetit të tij, Vëllaznimit të Gjakovës.
Muajt e fundit, babai i tij, Agim Cana, është bërë president i këtij ekipi. Vëllaznimi ka qenë në vështirësi ekonomike vitet e fundit, por pritet që Agim Cana të bëjë të pamundurën për të ndryshuar situatën në ekipin e tij të zemrës.
Edhe Loriku ka shprehur mbështetje ndaj Vëllazenimit. Ai ka pozuar në një foto me një fanellë të Vëllaznimit që mban mbiemrin e tij nga mbrapa dhe numrin 5, të cilin Cana e ka mbajtur te Kombëtarja.
Së fundmi, sponsor i Vëllaznimit është bërë “Macron”, firma e njohur e cila prodhon edhe fanellat e Kombëtares, shkruan gazeta sportive shqiptare Panorama sport.