Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Mbahet Festivali I radiove shqiptare “Radiofest 11”

radiofest ftesaRreth 30 radiostacione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Mali i Zi, u mblodhen të shtunen në Gjakovë, në edicionin e 11-të të Festivalit Mbarëkombëtar të Radiove “Radiofest”, i cili organizohet nga Radio Gjakova.

Ky aktivitet që tradicionalisht ka ngjallur interesimin e drejtuesve, gazetarëve e operatorëve teknikë të radiostacioneve shqiptare, është një konkurs që më shumë sesa garen, qëllim e ka takimin, shoqërimin dhe këmbimin e përvojave të kolegëve, që të përbashkët e kanë punën në radio.

Sikurse edhe në edicionet e kaluara, edhe në këtë edicion të 11-të, gara në mes të radiostacioneve u zhvillua në tri kategori, “Radio – Reportazhë”, “Raport Radiofonik” dhe “Spote Publicitare”.

Tema e sivjemë e Radio – Reportazhit, e caktuar nga organizatori, ishte “Trashëgimia Kulturore, thesari ynë”, temë rreth së cilës edhe u fokusuan gazetarët pjesmarrës. Sipas organizatorëve, kjo temë është përzgjedhur për faktin se trashëgimia kulturore është pasqyrë e vlerave dhe e nivelit kulturor të një populli.

Prandaj, pasuria e madhe e trashëgimisë kulturore e historike nga çdo cep i trojeve shqiptare kishte  vënë në kërkim gazetaret e radiove shqiptare pjesëmarrëse në këtë festival, që të përgatisin radioreportazha cilësore me laryshinë e temave.

Manifestimi i ndarjes së çmimeve për më të mirët, u mbajt  në shkollën e muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë. Festivali i radiove “Radiofest” u mbajt për herë të 11-të,  mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Gjakovës.

 Vlerësimet  e jurisë  për edicionin e  11-të   Radiofest 2015 

REPORTAZHI

Vendi i tretë:  Radio Lushnja- “Vallja dyshe myzeqare” –      – Saimir Mertiri

Vendi i dytë:   Radio Alba – Klinë        “Qyteti heshtur”          – Shqipe Desku

Radio Theranda            “Revya e Rapsodisë”                            – Refki Reshitaj

Vendi i parë:   Radio Peja –                  “Mullinjtë;”                    – Halil Gashi

RAPORTI radiofonik

Vendi i tretë:  Radio Theranda- Minire Bytyqi

Vendi i dytë:   Radio Lushnja       Saimir Mertiri

Vendi i parë:   Radio Kukësi         Jonuz Hallaqi

REKLAMAT

Vendi i tretë:  Radio Helix             Prizren

Vendi i dytë:   Radio Vizioni-         Podujevë

Vendi i parë:   Radio Shkodra

IDEJA DHE TEKSTI

Vendi i parë:  Radio Vizioni- Fazli Veliu per reportazh. “Një çaj në Llap”

ZERAT MË TË BUKUR RADIOFONIK

Meshkujt:

Vendi i parë: Redi Myftari – Radio Fieri

Femrat:

Vendi i parë: Driada Hoxha  Radio Tirana

Çmimi I nikoqirit:  Radio Gjirokastra