Wednesday, June 5, 2024
AktualeKulturë

Mbahet “Lyra Fest 2013”

Me shumë sukses u realizua edicioni i shtatë i festivalit mbarëkombëtar të këngës për fëmijë “Lyra Fest 2013”, në Gjakovë. Në mbrëmjen e së shtunës u shfaqën 18 këngë, të cilat i prezantuan fëmijë të talentuar nga të gjitha qytet e Kosovës por edhe nga Maqedonia dhe diaspora. Në festival u paraqiten mbi 100 fëmijë pjesëmarrës, si pjesë e korit të festivalit dhe mysafirë të ndryshmëm, të cilët gjatë tërë mbrëmjes u duartrokitën dhe u pritën shumë mirë nga një publikë tradicionalisht i kulturuar, që kishte mbushur sallën e pallatit të kulturës Asim Vokshi në Gjakovë.

Lyra fest 13Në festival u ndanë shumë çmime dhe kjo sipas organizatorit u bë për arsye, që fëmijët ti inspirojmë sa më shumë.

Vendin e parë e fitoj Roderika Ukelli,  të dytin e fituan Anda Ruhani dhe Mrika Gjakova, ndërsa të tretin Vlera Musa dhe Erika Sinani Gjithashtu, u ndanë edhe disa çmime tjera si: Çmimin e publikut e fitoj Anda Ruhani, të Radio Gjakoves Klea Kastrati, të KTV-së Dhurata Rada, Paraqitjen më të mirë skenike e fitoj Roderika Ukelli etj.

Juria ishte e përbërë nga Sami Piraj, Selvete Krasniqi, Jeton Vorfi dhe Erza Pozhegu.

Festivali Lyra Fest tashmë ka krijuar një vend, një hapsirë ku mund të shprehin shumë fëmijë talentin e tyre, të cilët kanë prirje për të kënduar. Këtu, duke llogaritur edhe kompozitorët, orkestruesit dhe tekstshkruesit, pra si organizator po shpreojmë që sikurse në edicionet e kaluara edhe këtë vit, ia kemi arritur qëllimit sepse kemi mundur të mbledhim këngë të mira, të kompozuara mirë, të orkestruara mirë dhe tekste me motive kryesisht për fëmijë.

Festivali këtë vit është mbështetur nga MKRS, Komuna e Gjakovës, Qumështorja Vita dhe shkolla e kitarës “Vihuela”. Ndërsa, sponzor medial është KTV dhe Radio Gjakova