34 vjet me Radio Gjakovën
Radio-Gjakova të shtunën po shënon 34 vjetorin e fillimit të punës dhe veprimtarisë së suksesshme, si medium i parë lokal i informimit në komunën tonë. Tridhjetë e katër vjet më parë, me fillimin e punës së Radio Gjakovës, mozaikut të institucioneve të kulturës në komunë ju shtua edhe një dritare e re, përmes së cilës jo vetëm se filloi realizimi i misionit të informimit të qytetarëve për rrjedhat aktuale në komunë, por ajo u bë misionare e afirmimit të vlerave të shumta të traditës kulturore të kësaj treve, duke pasqyruar në mënyrë të denjë dhe të besueshme realitetin i ngjarjeve dhe zhvillimeve aktuale në komunë.

Përmes valëve të Radio Gjakovës të cilat u bënë ushqim i përditshëm shpirtërorë i mijëra dëgjuesve, u transmetuan qindra e qindra emisione zhanresh të ndryshme duke përfshirë këtu edhe ato dokumentare përmes të cilave u shënuan ngjarjet më të rëndësishme të historisë së bujshme të kësaj treve.
Këtë mision Radio Gjakova po e vazhdon edhe më tej duke synuar ta qojë ende më përpara zhvillimin e sajë të përgjithshëm programorë.
Anipse programi saj degjohet permes internetit ne gjithe boten dhe ka nje degjueshmeri te madhe, gjendja financiare e te punesuarve mbetet e veshtire.