Saturday, August 31, 2024
AktualeLajme

Mbi 16 milion euro për ujërat e zeza në Gjakovë

radoniqi marrveshja Besim BeqajGjakova është në rrugë të mirë të zgjidhë problemin e ujërave të zeza. Kosova ka nënshkruar  të premten, një marrëveshje me Bankën gjermane KFW për ndërtimin e fabrikës për trajtimin e ujërave të zeza në komunën e Gjakovës. Projekti kalon shumën prej 16 milionë euro nga të cilat 13.6 milionë do të financohen nga Qeveria Gjermane dhe Zvicerane. Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministri i Financave, Besim Beqaj, drejtoresha e Bankës gjermane KFW për Kosovë, Esther Gravenkotter dhe kryeshefi ekzekutiv I kompanisë “Radoniqi”, Ismet Ahmeti. Me nënshkrimin e kesaj  marrëveshjes janë siguruar 5.6 milionë nga Qeveria gjermane. Mjetet tjera të cilat nevojiten për shpronësim do të sigurohen nga Komuna e Gjakovës. Investimi përfshinë ndërtimin e fabrikës së ujërave të zeza, ndërtimin e kolektorit të ri, rehabilitimin e kolektorit të vjetër, rehabilitimin e disa pikave kritike në qytet si dhe masa e nevojshme për operim të fabrikës.