Monday, September 2, 2024
AktualeLajme

Ndryshon ora, të dielen 60 minuta më shumë gjumë

kulla saharitNdryshimi i orës këtë vjeshtë bëhet të dielën në mëngjes kur në orën 03:00 akrepat e orës shkuan në 02:00. Nga kjo ditë të gjithë do të kenë zyrtarisht një orë më shumë gjumë. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit në javën e fundit të tetorit dhe në të dielën e fundit të marsit me qëllim shfrytëzimin sa më mirë të energjisë diellore.

Stina e vjeshtës, nisi më 22 shtator  dhe sipas sinoptikanëve ajo do të zgjasë 89 ditë dhe 20 orë. Stina e verës i la kështu vendin vjeshtës, e cila do të përfundojë më 21 dhjetor me fillimin e stinës së dimrit.

Tashmë çdo ditë dielli në mëngjes lind një minutë më vonë se një ditë më parë dhe mbasditeve ai ulet gati dy minuta më parë. Sipas përllogaritjeve, çdo ditë dielli do të jetë mbi horizont gati tre minuta më pak.