Saturday, April 27, 2024
Sporti

Me nje stadium dhjetëra skuadra

kampi2013-1Komuna e Gjakovës ka nevojë për një stadium ndihmës të futbollit, për faktin se i vetmi stadium i qytetit mezi po arrinë të përmbush kërkesat e skuadrave futbollistike për stërvitje dhe zhvillimin e ndeshjeve kampionale. Në të vetmin stadium ushtrojnë cdo ditë me qindra e qindra futbollistë të të gjitha kategorive duke u shfrytëzuar në maksimum cdo cep i fushës dhe anësoreve të stadiumit. Dhjetëra ekipe të shkollave të futbollit të moshave nga pionierët, kadetët, juniorët e seniorët bëjnë ushtrime në fushën e gjelbër e cila vetëm në saje të mirëmbajtjes së vazhdueshme po arrinë të përballojë një fluks të tillë të futbollistëve.
Një gjendje e tillë e vështirë gjithsesi se ndikon edhe në cilësinë e përgatitjeve të skuadrave, dhe kjo nxjerrë nevojën e ngutshme të ndërtimin të stadiumit ndihmës. Në fakt prapa pallatit të sporteve po ndërtohet stadiumi i ri modern i futbollit që gjithsesi do të “zbrasë” frekuencën e lartë në të vetmin stadium, mirëpo fatkeqësisht punimet po zgjasin. Do të ishte mirë që këto punime të përfundojnë sa më parë dhe futbollistëve të rinj t’iu krijohen kushte më të volitshme pune