Tuesday, May 7, 2024
Aktuale

Mësimdhënësja Jeta Mati Bakalli “Ikonë e Integritetit të Gjakovës”

Pas një procesi të gjatë të verifikimit të nominimeve, juria e Integrity Icon ka bërë përzgjedhjen e finalistëve të Integrity Icon në Komunën e Gjakovës. Të nominuarit, të cilët kanë profesione dhe përvoja të ndryshme, kanë treguar integritet gjatë punës së tyre ku edhe kanë ndikuar pozitivisht në shoqëri. Gjithashtu, përgjatë punës së tyre, ata i kanë inspiruar shumë njerëz të tjerë që të punojnë me zell dhe të përmirësojnë jetën e komunitetit.

Finalistët e Integrity Icon në Komunën e Gjakovës ishin: Jeta Bakalli – Personel arsimor në arsimin parauniversitar, Lekë Sina – Zyrtar komunal dhe Valbona Kastrati – Zyrtare komunale. Pas votimit që është bërë, të premten lshtë shpallur edhe fituesja. Ajo është mësimdhënësja e sh.f Mazllum Këpuska, Jeta Bakalli. Pasi mori çmimin, Bakalli ka thënë mes tjerash:

“Unë sot mora çmimin “Ikonë e Integritetit të Gjakovës” duke iu falemnderuar së pari punës sime të përkushtuar, me pasion e dashuri, duke e bartur mbi supe përgjegjësinë e të qenit e ndershme, e drejtë, duke promovuar vlera e duke qenë një profesioniste. Projektet e aktivitetet e mia të vazhdueshme e të suksesshme, kanë ndikuar në ndryshime pozitive në klasë, në shkollë e jashtë saj, në komunitetin e gjithë qytetit. Të jesh mësimdhënës i suksesshëm do shumë punë, mund, sakrificë, vullnet, përkushtim, ambicie, e mbi të gjitha dashuri për fëmijët! Me shumë përgjegjësi e pranova këtë çmim, i cili më motivon edhe më shumë për të vazhduar me suksese tjera! Falenderoj Integrity Icon Kosova, USAID, UBO Consulting për këtë iniciativë të mirëpritur dhe të duhur për vendin tonë dhe për vlerësimin, Familjen time të cilët i kam krahun më të fortë, falemnderit Blenda Daija-Dobruna dhe Mentor A Dobruna për miqësinë shumë të çmuar! Falemnderoj drejtorin tim, Arbënor Pozhegun për përkrahjen dhe vlerësimin, kolegët, prindërit dhe nxënësit e mi, miq, familjarë, shokë e shoqe, dashamirë… FALEMNDERIT! Falenderim i veçantë për kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini dhe Ministrën e Arsimit, Arbërie Nagavci për mbështetjen!

Ndihem e privilegjuar dhe e vlerësuar nga të gjithë ju!

Me respekt,

Jeta Mati Bakalli

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *