Mimoza kërkon Drejtori të Policisë në Gjakovë
Në mesin e shumë angazhimeve të para që pas marrjes së detyrës, kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, rëndësi të veçantë po i kushton aspektit të sigurisë për qytetarët e Gjakovës.
Ajo tashmë ka nisur një shkresë zyrtare tek institucionet përgjegjëse, duke filluar prej ministrit të punëve të brendshme e deri tek kryeministri, shefi i EULEX-it dhe drejtori i policisë së Kosovës, përmes së cilës kërkohet që në një afat sa më të shpejtë stacioni policor në Gjakovë të shndërrohet në drejtori rajonale të policisë. Kete kerkese e kishte perseritur edhe gjate takimit te pare qe kishte me drejtuesit e Stacionit te policise ne Gjakove.
Disa nga arsyet, që sipas kryetares Kusari – Lila bëjnë që Gjakova të jetë drejtori në vete e policisë janë të qenit komunë kufitare dhe ekzistimi brenda territorit të komunës të disa aseteve të rëndësishme siç janë Aeroporti dhe liqeni i Radoniqit.