Friday, April 4, 2025
AktualeLajme

Mimoza në Shkoder

Mimoza ne Skoder in

Kryetarja e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari-Lila vizitoi të enjten  Bashkinë e Shkodrës me rastin e përvjetorit të muzeut fotografikë Fototeka Kombëtare “Marubi”. Delegacioni i Gjakovës është njoftuar gjer e gjatë me historikun e fonotekës në Shkodër e cila është krijuar në vitin 1970 dhe i është dhuruar shtetit nga Gegë Marubi me një arkiv personal tejet të pasur.

Ajo e shoqeruar  nga delegacioni i qeverisjes lokale,  mori pjesë në inaugurimin e projektit “Marubi Route”. Me këtë rast,  Kusari-Lila,  u prit nga i pari i bashkisë së Shkodrës,  Lorenc Luka ku u diskutuan mënyrat e rivendosjes së bashkëpunimit tregtar, si vlerë historike dhe tradicionale e dy qyteteve tona.

“Është kënaqësi e veçantë që sot ndodhem në Shkodër, në qytetin i cili ka shumë gjëra të përbashkëta me Gjakovën. Një popull, një histori, një portret i prezantuar me të gjitha ngjyrat e mozaikut dhe identitetit kombëtar. Tashmë Gjakova është e gatshme që të rikthejë nivelin e bashkëpunimit tregtar, kulturor dhe turistik me Shkodrën. Së shpejti do të mirëpresim në Gjakovë edhe ekspozitën e Marubit, e cila do të shënojë njëkohësisht edhe inaugurimin e punimeve të Pallatit të Kulturës”, – tha kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila.

Nga ana tjetër, kryetari i bashkisë së Shkodrës, .Lorenc Luka, u shpreh i gatshëm në thellimin e bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës në mënyrë që, si dy qytete që historikisht kanë promovuar vlera të veçanta kulturo-historike, të jenë model edhe i bashkëpunimit në nivelet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë.

Gjatë qëndrimit në Shkodër, delegacioni i Gjakovës është njoftuar gjer e gjatë me historikun e fonotekës  në Shkodër e cila  është krijuar në vitin 1970  dhe i është dhuruar shtetit nga Gegë Marubi me një arkiv personal tejet të pasur. Në këtë arkiv gjenden 150 mijë  negativë  nga të gjitha  formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959.  Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari –Lila,  e shoqëruar nga udhëheqësit e Bashkisë së Shkodrës, gjatë vizitës në Arkivin e Fototekës “Marubi”, ka vlerësuar lartë këtë pasuri kulturore që është një  nga  arkivat më të pasur të Ballkanit me tema e fotografi  mjaft të larmishme. Delegacioni nga Gjakova pati rastin që të njihet  me fotot e  pashallarëve, vezirëve, oficerë turq dhe deri konsuj të kombësive të ndryshme, italianë, francezë, austriakë, anglezë, rusë, grekë, serbë, figura nga Lufta e Parë dhe e Dytë Botërore dhe figura të shquara shqiptarësh si; Luigj Gurakuqi, Fishta, Mjeda, Asdreni, Koliqi, Lasgush Poradeci, Migjeni, Azem e Shote Galica  janë fotografuar nga objektivi i Marubëve dhe gjenden të ruajtura në këtë muze vlerash.

Në këtë arkiv gjenden 150 mijë negativë nga të gjitha formatet, që nga 30 cm x 40 cm dhe deri te 6 cm x 9 cm në pllaka xhami, nga viti 1858 deri në vitin 1959.