Friday, April 5, 2024
AktualeLajmet e shpejta

“Mos ma prek Valbonën”, koncert-protestë

valbona-1Dy këngëtare Jxhazi, Eda Zari dhe Elina Duni i thonë “Mos ma prek Valbonën” parisë politike me muzikë në dy koncerte –protestë,  një në Valbonë dhe një në Tiranë  ndërsa dhjetëra qytetar të Gjakovës  të organizuar nga Shoqata Bjeshkatare Pashtriku , do ti bashkohen sot. Protesta do të mbahet në luginën e Valbonës pas paralajmërimeve për ndërtimin e Hidrocentraleve në lumin Valbona, që për qytetarët me këtë vendim do të bëhet shkatërrimi I kësaj  pjese të bukur në veri të Shqipërisë.

Artistëve u janë bashkuar dhe aktivistë të Shoqërisë civile të cilët e vënë theksin tek dëmet që do të sillnin HEC-et në Valbonë e po aq edhe importi i plehrave për të cilat ata nuk pranojnë asnjë negociatë tjetër përveçse heqjen dorë prej tij.

Artistët dhe shoqëria civile do të kërkojnë me forma artistike që qeveria të tërhiqet nga të dy projektet. Sipas ligjeve të Shqipërisë, Lugina e valbonës është park Kombëtar i kategorisë II dhe brenda territorit të saj nuk lejohet asnjë formë ndërtimi. Lugina e Valbonës së fundmi është renditur nga National Geographic e 9-ta ndër atraksionet natyrore më të bukura në botë.

Kjo iniciativë është përkrahur edhe nga artistët kosovarë ndërsa  po mbështetet edhe nga Federata Bjeshkatare Apliniste e Kosovës. Ajo ka  ftuar  të gjitha shoqëritë anëtare të marrin pjesë në inicativën “Mos ma prek Valbonën – Stop Hec-et” , thuhet në njoftimin e tyre. Organizatorët e kësaj ngjarje janë kujdesur edhe të aranzhojnë një transport të organizuar për të gjithë të interesuarit për të marr pjesë. Autobusët e organizuar drejt Valbonës pos prej Gjakoves , nisen edhe nga Prishtina, Prizreni dhe Peja.