Friday, March 22, 2024
AktualeLajme

Moti me diell mirëpritet nga fermerët

 

Përmirësimi i motit ka nxitur fermerët që me përkushtim ti fillojnë punët përgatitore për fushatën e mbjelljeve pranverore. Këtë pranverë në komunën e Gjakovës  do të mbillen 6 mijë e 533 hektarë me kultura të ndryshme bujqësore,  ndërkohë që do të dominojë misri,  i cili do të mbillet në 4 mije e 750 hektarë dhe perimet të cilat do të mbillen në sipërfaqe prej  1 mijë e 270 hektarë.

Si bëhet e ditur, lëvrimi i tokave dhe përgatitja e sipërfaqeve ku do të mbillen kulturat bujqësore pritet të filloi sapo të krijohen kushtet, meqë toka, nga reshjet e mëdha të shiut ende ka lagështi të madhe.