Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Muzeu i Gjakovës është njëri prej muzeve më të pasur në Kosovë

Sot është 18 Maji,   Dita Ndërkombëtare e Muzeve. Çdo vit në mbarë botën, për shënimin e kësaj dite organizohen aktivitete të ndryshme me qëllim të vetëdijesimit rreth rëndësisë së muzeve në zhvillimet shoqërore, me një temë të caktuar. Kjo ditë shënohet që nga viti 1977 dhe është themeluar nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve . Muzeu Etnografik i Gjakovës është njëri nga objektet më të veçanta që bart shumë histori ndër vete. Muzeu Etnografik i Gjakovës gjendet në një shtëpi tradicionale, ndërtuar në 1830. Ai përfaqëson një vendbanim tipik urban.

Muzeu i Gjakovës është njëri prej muzeve më të pasur në Kosovë dhe në Ballkan sa i përket eksponateve, ka thënë Besmir Hasi, drejtor I Muzeut të Gjakovës. Sipas tij, po bëhet digjitalizimi I të gjitha eksponateve. Deri me tash janë regjistruar rreth 600 sish, ndwrsa konsiderohet se janë rreth 2 mijë eksponate.

Hasi, ka thënë se muzetë janë ambassador të një vendi ndërkohë që  dita botërore e Muzeve në Muzeun e Gjakoves do të shënohet të premten  me një tryezë tematike “Muzetë, qëndrueshmëria dhe mirëqenia”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *