Thursday, June 6, 2024
KulturëLajme

Ndahet nga jeta aktorja Besa Imami

Besa ImamiKa ndërruar  jetë në moshën 86-vjeçare aktorja e skenës shqiptare, Besa Imami, e cila vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë. Aktorja Besa Imami, ka lindur në 8 Gusht të vitit 1928 në qytetin e Gjakovës. Në vitin 1937, familja e saj u shpërngul nga qyteti i Gjakovës për tu vendosur në Tiranë. Besa Imami pati një karrierë të pasur të interpretimit të gati 100 roleve në teatër dhe film.  Vetëm para 7 ditësh, nga një propozim i Fondacionit Kulturor Mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” ajo është nderuar nga vëndlindja e saj edhe me titullin “Nderi i skenës shqiptare”, cmim ky që iu dorëzua djalit të saj, publicistit të  njohur  Artur Zheji.

Fmiljes Zheji, telegram ngushellimi ka derguar kryetarja e komunes Mimoza Kusari Lila.

‘Me pikëllim të thellë mora lajmin e hidhur të ndarjes fizike nga jeta të aktores se madhe të teatrit dhe filmit, Besa Imamit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e nënës suaj të nderuar e të respektuar dhe bijës së madhe të Gjakovës. Nuk e pritnim një ndarje kaq të shpejtë, pas asaj mbrëmje të madhe e të paharruar të marrjes së çmimit dhe vlerësimit që komuna e Gjakovës e organizoi për bijën e saj të shquar, Besën, për  kontributin e saj të madh në fushën e krijimtarisë artistike’, thuhet ne telegramin e ngushellimit te kryetares Kusari Lila..