Saturday, August 31, 2024
AktualeKulturë

Regjisori Ilir Bokshi, aktori Ylber Bardhi dhe skenografi Petrit Bakalli çmime në Korçë

 

korca komedi festiva pllakatiNë Korcë , të dielen në mbrëmje është mbyllur festivali I komedisë KOKO fest ku në mesin e 12 trupave artistike nga Shqipëria, kosova e maqedonia,  mori pjesë edhe trupa artistike e teatrit Profesionist të Gjakovës me komedinë “Kolonel zogu” me regji të Erson Zymberit. Nga shfaqja e Teatrit Profesionist të Gjakovës u vlerësua më së shumti skenografia. Ndryshe nga krijuesit  gjakovarë juria shpërbleu regjisorin Ilir Bokshi për regjinë e shfaqjes së Teatrit të Korces “Një kafkë në Konemara” dhe aktorin Ylber Bardhi për interpretimin në dy shfaqje të roleve dytësore, atë tëshfaqjes së  Korqes dhe të Gjakoves ndersa skenografi gjakovar Petrit Bakalli ishte autori i  skenografive më të mira të festivalit mbarëkombëtarë , me shfaqjet : “Kolonel Zogu” të teatrit të Gjakovës dhe shfaqjen  “Gjymtimi” të teatrit të Shkupit që u shpërblye si shfaqja më e mirë. Për këtë cmim, skenografi Petri Bakalli është shprehë I lumtur për faktin se për herë të parë në një festival mbarëkombëtarë po shpërblehet edhe puna e skenografëve që është pjesë shumë e rëndësishme e suksesit të një shfaqje.

“Skenografia, muzika, kostumet, ndriqimi asnjëherë nuk janë vlerësuar. Bile as në media muk I kushtohet vëmendje. Prandaj ndjehem I lumtur edhe për vlerësimin për punëntime që do të ndikoi në ngazhimet e mëtejme, por edhe për vlerësimin e kësaj pjese artistike të teatrit”, tha Bakalli.

Të kujtojmë se ky festival I rëndësishëm u hap me 14 shtator pikërisht me shfaqjen Kolonel Zogu të teatrit të Gjakovës që ishte mirëpritur nga publiku korqar dhe kritika, loja e aktorëve Ylber Mehmeti, Myrvete Kurtishi, Bujar Ahmeti, Altina Kusari, Ylber Bardhi, Edomond Hafizademi dhe Valon Pallaska .

 

LISTA E PLOTË E ÇMIMEVE TË DHËNA:
• Shfaqja më e mirë e festivalit: “Gjymtimi”, e Teatrit të Shkupit
• Çmimi i karrierës: Robert Ndrenika
• Regjia më e mirë e festivalit: Ilir Bokshi, “Një kafkë në Konemara”
• Skenografitë më të mira: “Kolonel Zogu”, “Gjymtimi”
• Artisti i ri më i mirë: Qëndrim Rihani
• Artistja e re më e mirë: Xheni Hallulli
• Aktorja më e mirë për rolin joprotagonist: Egzona Ademi
• Aktori më i mirë joprotagonist: Ylber Bardhi
• Aktorja më e mirë protagoniste: Majlinda Kosumoviç
• Aktori më i mirë protagonist: Luan Ahmeti kulturore.
Vlera e këtij festivali shtohet, pasi emri i çmimeve të aktorit prestigjioz Aleko Prodani ia shton bukurinë dhe madhështinë këtij festivali. Disa vepra mund të ishin përzgjedhur edhe më mirë, por megjithatë si edicion i parë shkoi mrekullisht”.

Vlerësimet mbi performancat e aktorëve dhe shfaqjeve në tërësi i ka marrë juria në përbërje të Ndriqim Xhepa, Yllka Mujo, Refet Abazi, Altin Basha, Eftiola Laçko.