Saturday, April 13, 2024
KulturëLajme

Ndahet nga jeta doajeni i muzikes gjakovare Met Godeni

Ymer Riza grupiMuzika e vjeter karakteristike e Gjakovës ka humbur edhe një këngëtarë të shquar. Në moshën 81 vjecare, më 9 tetor 2013,  ndërroi  jetë Muhamet (Met)  Godeni , njëri nga solistët veteran të shoqërisë muzikore “Ymer Riza” . Ai gjithë jetën ia ka kushtuar muzikës duke e shkrirë talentin e vet interpretative veçanarisht në këgët e vjetra gjakovare. Zëri i ëmbël dhe repertori I gjërë I këngëve që ka interpretuar artisti popullor, kanë qenë vyrtytetet e tija të larta .

Veprimtaria e pasur artistike e këngëtarit  Met Godeni shtrihet  nga mosha rinore me  grupet muzikore të lagjes Gecë, që kanë argëtuar bashkqytetarët  nëpër rendet tradicionale e deri tek anëtari aktiv I grupit muzikor Ymer Riza, duke lënë gjurmë të pashlyera në muzikën tonë e në vecanti në ahengun gjakovë.  Në vitet e  80-ta krijuesi madh i muzikës shqiptare  Tish Daija, pasi kishte dëgjuar muzikën që e kultivonte shoqëria “Ymer Riza”  kishte porositur Bacen Met,   se meqense  këngët gjakovare janë unike ,  duhet ti ruani sikurse sytë e ballit!