Friday, April 26, 2024
Lajme

Ndërron jetë aktori Behar Zenelaj

Ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori Behar Zenelaj. Në karrirën e tij aktori, Behar Zenelaj ka realizuar dhjetëra role kryesore dhe episodike në Tetarin amator dhe Teatrin profesionist të Gjakovës si dhe ka bërë regji të shfaqjeve teatrore me teatrin e të rinjve. Për një mandat ishte edhe kryetar i Teatrit Amator Emin Duraku të Gjakovës. Ka përfunduar Fakultetin e artit dramatik si dhe masterin për regji. Është marrë edhe me publicistikë. Ka realizuar vështrime, analiza e kritika për artin skenik dhe ecuritë në kulturë.

Teatri i Gjakovës “Hadi Shehu” duke njoftuar për vdekjen e kolegut të tyre i ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve për humbjen e papritur të më të dashurit të tyre. Ndërkohë bëhet e ditur se për shkak të vdekjes së Zenelajt, eshte anuluar shfaqja e paraparë për sonte.

Behar Zenelaj ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare, dje paradite pas një ataku kardiak, ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e qytetit në Gjakovë në orën 15.00.

Nesër, më 31 mars në ora 12:00, në Sallën Solemne në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” me organizim të teatrit Hadi Shehu do të  mbahet mbledhje komemorative në shenjë respekti për kolegun  Behar Zenelaj duke ftuar të gjithë dashamirët e teatrit që të  bashkohen në këtë komemoracion për të nderuar punën dhe veprat e tashmë të ndjerit Behar Zenelaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *