Saturday, April 27, 2024
Lajme

Ndërron jetë ikona e gazetarisë gjakovare, Zija Hasimja

Pas një sëmundjeje të shkurtë, sot (8 Mars 2023), në moshën 78 vjeçare, iku në amshim njëra prej ikonave të gazetarisë gjakovare, ZIJA HASIMJA.

Profesori i Gjuhes dhe letërsisë shqipe, Zija Hasimja,  ka punuar në shkollat e mesme të Gjakovës, ndërsa profesionin e gazetarit filloi ta ushtroi si shumë i ri, kah fundi i viteve të 60-ta të shekullit të kaluar kur ishte bashkëpunëtor i rregullt i faqës “Rilindja e Gjakovës” të cilën, asokohe e përditshmja e vetme shqiptare në Kosovë “Rilindja”, e botonte çdo të hënë. Shumë shpejt, në fillim të viteve të 70-ta, ai pranohet si gazetar i rregullt në Redaksinë e gazetës “Rilindja” në Prishtinë, ku përcjelli fushën e ekonomisë e ku vepron deri në vitin 1979 kur kthehet për të punuar si korrespondent i gazetës në Gjakovë. Në “Rilindja” punon deri në shkurtin e vitit 2002 kur gazeta mbyllet përfundimisht. Pas kësaj, për një kohë bashkëpunon me gazetën “Zëri”, ndërsa paraprakisht, kohë pas kohe, ka bashkëpunuar me Radio Gjakovën, me TV Prishtinën dhe me disa gazeta të tjera.

Me profesionalizmin, me ndershmërinë ka lënë gjurmë e porosi të paharrueshme për ato vite historike nga kaloi Gjakova e Kosova!

Varrimi I të ndjerit, Zija Hasimja bëhet të enjten, 9 Mars.23 në oren 13.00 në varrezat e qytetit në Gjakovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *