Saturday, April 27, 2024
Sporti

Në hapje Besa- Liburni

LiburniMe ndeshjen derbi në mes të Liburnit dhe Besës së Pejës që zhvillohet sonte prej orës 20 në pallatin e sporteve Karagaq në Pejë  hapet kampionati i ri i Futsallit të Kosovës. Në ekipin gjakovarë sonte startojnë edhe dy përforcimet e fundit të Liburnit, futbollistët  Atdhe Gashi dhe Shkodran Loshaj. Edhepse futbollistët gjakovarë në ndeshjen e parë luajnë si mysafirë ata udhëtojnë në Pejë optimist për një rezultat të favorshëm. Në paralojë luajnë ekipet e juniorëve të Besës dhe Liburnit.