Tuesday, June 4, 2024
LajmeSporti

Në Shkugës do të ndertohen fushat e tenisit

Foto ilostruese

Tenistja gjakovare Fiona Polloshka e shpallur tri herë si më e mira e Kosoves në Tenis, tash studente në Turqi,  i është gezuar lajmit se  Gjakova do të bëhet qendër e tenisit. Ajo keto suksese i ka arritur në kushte shumë të veshtira.  Fusha të tenisit pritet të ndërtohen këtë vit në qendrën rekreative në Shkugës, për tu mundësuar me dhjetëra e qindra talentëve të  tenisit në Gjakovë dhe më gjërë , kushte më të mira. Teniseret deri më tash kanë ushtruar në salla të mbyllura, ndërsa është dashur të udhëtojnë në qytetet fqinjë që  të organizojnë gara.   Por, kjo nuk do të ndodhë më, pasi sot kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe ministri i Kulturës, Kujtim Shala, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, me qëllim të realizimit të projektit: “Ndërtimi i kompleksit të Tenisit në Komunën e Gjakovës ”, në të cilin Ministria do t’i investojë 450 mijë euro.  Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se Ministria  është duke bashkëpunuar ngushtë me komunat e Kosovës dhe po i ndihmon ato, duke realizuar investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportiv në vend. Më tej, Shala shtoi se ndërtimi i këtij kompleksi të tenisit, është i një rëndësie të veçantë jo vetëm për Gjakovën, por edhe për Kosovën, sepse do të krijohen kushte moderne për gjithë ata që merren me tenis. Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin dhe u shpreh se ky kompleks ka një rëndësi të madhe për komunën e Gjakovës.

Ky lajm është mirëpritur posaçërisht nga tenistët aktiv të qytetit, ndërsa  udhëheqësi i klubit të tenisit Sporek në Gjakovë,  Arsim Haxhishabani,  tha se Gjakova e meriton një kompleks të tillë pasi ka shumë talent e që sipas tij nuk kanë pasur kushte të mira për punë.