Sunday, March 24, 2024
Lajme

Nesër me orar të ri të qarkullimit- Fillojnë punën disa biznese

Nga dita e hënë  do të vazhdohet me një orar të kufizuar të lëvizjes, ku çdo qytetari do t’i lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë sipas shifrës së parafundit të kartës së identitetit.

Bizneset të cilat do të hapen nga 18 maj do të jenë këto: Floktarët dhe sallonet e ondulimit, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër, gastronomia në variantin take-aëay,  transporti hekurudhor, transporti urban dhe ndërurban me leje të veçanta, hapja e galerive dhe muzeve.

Fillimi i bizneseve me masa adekuate për parandalimin e Covid 19, bëhet pas më shumë se dy muaj të ndalesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *