Saturday, August 31, 2024
AktualeLajmeSporti

Ngjarjet sportive ne shenje te ndeshjes Shqiperi- Zvicer

Vemendja e opinionit futbolldashës të premten  është orjentuar drejtë Tiranës, dhe stadiumit “Qemajl Stafa” ku zhvillohet ndeshja e parafundit kualifikuese për botërorin e ardhëshëm, në mes të kombëtares së  Shqipërisë dhe  Zvicres, ndërkohë që për ta ndjekur këtë ndeshje do të udhëtjnë edhe grupe tifozesh nga Gjakova.

Ndryshe  fundjava, sic do herë tjetër karakterizohet me ngjarjet sportive edhe në terenet tona sportive.

vellaznimiNeser e pasneser zhvillohen ndeshjet e javës së nëntë të Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës me c’rast Vëllaznimi luan si mysafir i Lirisë së Prizrenit. Meqense skuadra nikoqire ende nuk e ka rreguluar terenin, kjo ndeshje zhvillohet në Suharekë me fillim prej orës 15.00.

Ndeshja e rivalëve të vjetër,  Lirisë dhe  Vëllaznimit,   që në këtë edicion po garojnë në një rangë më të ulët të garave, po pritet me interesim, pasi po vjen pas tri fitoreve të njëpasnjëshme të Vëllaznimit me Llapin, Decanin dhe Ulpianen. Edhe skuadra nikoqire Liria ne dy ndeshjet e fundit  ka shënuar  dy fitore të njëpasnjëshme dhe atë  në terenet mysafire.

Vëllaznimi aktualisht ka 15 pikë dhe radhitet në pozitën e tretë të tabeles klasifikuese, ndërkohë që Liria ka pesë pikë më pak dhe ndan vendin e 11-të.(