Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Ngrohtorja e qytetit: Të hënën fillon ngrohja

Temperaturat e ajrit kanë rënë dukshëm.Mëngjeset dhe mbrëmjet janë të ftohta dhe padyshim se ambientet duhet ngrohur. Gjakovarët edhe këtë dimër do të ngrohen kryesisht me dru,si një formë tradicionale,dhe sic duket më e sigurtë dhe më cilësore. Mirëpo një pjesë e bizneseve, institucioneve dhe amvisrisë ngrojnë ambientet përmes rrjetit termofikues.

ngrohtorja-e-qytetitNgrohtorja e qytetit që nga e hënë do të fillojë së funksionuari dhe do të ofrojë shërbime cilësore për klientët e sajë. Kështu të paktën ka premtuar drejtori i Ngrohtores Astrit Dema, i cili ka thënë se gjithçka është gati për një fillim të mbarë të sezonit.

Ai ka bërë të ditur se kanë përfunduar të gjitha përgatitjet teknike dhe është siguruar një sasi e mazutit, me të cilin do të fillohet ky sezon. Megjithatë, kjo sasi sipas drejtorit Dema mjafton vetëm deri në përfundim të këtij muaji ndërsa vazhdimi i sezonit do të varet nga përgjigja e konsumatorëve ndaj kompanisë, por edhe nga përgjigja e qeverisë së Kosovës në dhënien e subvencioneve të kërkuara. Duke pasur shpresë së këto dy përgjigje do të jenë pozitive, drejtori Dema ka shprehur bindjen e tij se kësaj here Ngrohtorja do ta ketë një sezon të mirë deri në përfundim të saj, duke ofruar kështu ngrohje shumë më cilësore sesa deri me tash.