Thursday, June 6, 2024
Gjakova Presss

Një ide interesante e nxënësve të shkollës Mustafa Bakija

Shkëputur nga numri më i ri i revistës Gjakovapress…

DUAM MË SHUMË TERRENE SPORTIVE, I SHKRUAN LETËR MINISTRES

“Kam pranuar shumë letra nga e tërë Kosova, por kjo e nxënësve nga shkolla fillore “Mustafa Bakija”, nga Gjakova, më ka lumturuar shumë dhe më kanë dhënë motiv më shumë për punë, ka shkruar ministrja e Kulturës, Rinisë dhe sporteve të Kosovës Vlora  Dumoshi.

Nxënësit e klasës  e katërta-6 të shkollës  fillore “Mustafa Bakija”  ditë më parë i kanë dërguar një letër ministres së kulturës, rinisë dhe sportit, Vlora Dumoshi. Shkasë për këtë letër është bërë një detyrë nga  lënda e Gjuhës shqipe,  që kishte të bënte me mënyrën e shkrimit të një letre zyrtare.   Arsimtarja e klasës, Albana Dujaka,  ka shpjeguar 

idenë e nxënësve që ti drejtohen ministres  Dumoshi  me letër kërkesë. 

 “Kjo letër erdhi si rezultat i punës tonë me nxënës në klasë. Në lëndën e Gjuhës amtare ne mësuam se si duhet të shkruhet një letër zyrtare. Nxënësve ju shpjegova se letra zyrtare ju dërgohet personave që punojnë në institucione dhe mund të na ndihmojnë në zgjidhjen e ndonjë problem që na shqetëson. Kështu problem ynë në shkollë është mungesa e një salle ku mund të kryejmë orën e edukatës fizike. Prandaj ne vendosëm që letrën t’ia dërgojmë ministres për Rini,  Kulturë dhe  Sport, znj.Vlora Dumoshi”, ka thënë Dujaka.

Por, si e pritën fëmijët përgjigjen e ministres ?

“Sikur të ishit prezent në klasë dhe të shihnit gëzimin në sytë e tyre. Ata u ndjenë shumë të gëzuar dhe të vlerësuar, sepse shumë rrallë dëgjohet zëri dhe fjala e fëmijëve. Ata kanë menduar se ministrja do të jetë shumë e zënë e ndoshta nuk do ta lexojë letrën fare. Por e falënderojmë shumë,  publikisht”, ka thënë mësuesja Albana. 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i  Ministres, Dumoshi e cila iu është  përgjigjur nxënësve….( më gjërësisht në numrin më të ri online Gjakovapress 142)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *