Nxënësit e Rahovecit në kuis para nxënësve gjakovarë
Në kuisin e diturisë me titull “Evropa 2013” që u organizua të merkuren në Gjakovë për filloristët e grupmoshave 11deri në 15 vjeç nga komunat Gjakovë, Rahovec dhe Malishevë më të mirët u treguan nxënësit e shkollës “Bajram Curri” nga Rahoveci. Pesë anëtarët e grupit të kësaj shkolle treguan njohuri dhe shkathtësi më të mëdha se bashkëmoshataret e shkollës fillore “Yll Morina” të Gjakovës, “Sulejman Vokshi” të Rahovecit dhe shkollës “Kajtaz Ramadani” të Malishevës.
Në këtë veprimtari që e organizon Zyra e BE në Kosovë, në kuadër të projektit “Perspektiva evropiane në Kosovë”, e që synon promovimin e perspektivës evropiane të vendit tonë, kanë marrë pjesë rreth 160 nxënës të shkollave të tetë regjioneve të Kosovës. Nxënësit gjakovarë të shkollës “Yll Morina” ishin përzgjedhur nga Ministria e Arsimit të Kosovës.
Në ketë aktivitetet, që, në mbështetje të Ministrisë së arsimit në Kosovë po organizohen për të tretën herë, në mesin e nxënësve të 32 shkollave në vend, morën pjesë edhe 4 shkollat e regjionit të Gjakovës ku hyjnë Rahoveci dhe Malisheva. Fituesi i garës së sotme vazhdon përpjekjet për të fituar finalen që mbahet në Prishtinë.