Wednesday, April 10, 2024
Lajme

Pas 16 muajve fillojnë operimet në repartin e Oftalmologjisë

Ditë më parë në Spitalin e përgjithshëm “Isa Grezda” filloi punën reparti i Oftalmologjisë. Ky ishte një sihariq i madh për pacientët me telashe dhe sëmundjet e syrit. Ndërkaq sot pas një periudhe prej 16 muajsh, ka rifilluar puna në Sallën e Oftalmologjisë të Spitalit tonë. “Kjo u mundësua duke iu falënderuar angazhimit të Drejtorisë së Përgjithshëm të SHSKUK-së, të Klinikës së Oftalmos në QKUK dhe Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit të Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, Hilmi Shala”, thuhet në njohtimin e Spitalit.

Reparti po menaxhohet nga Dr. Armend Kastrati, i cili sëbashku me personelin tjetër të mantelbardhëve do të kujdesen për pacientet që kanë nevojë për këto shërbime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *