Monday, September 2, 2024
Intervista

Për një kujdes të shtuar të shëndetit oral

Merita KryeziuIntervista:Dr. Merita Ballata Kryeziu, specialiste e sëmundjes së gojës  dhe dhëmbit

Të dhënat shqetësuese për sëmundjet e shumta të dhëmbit që përfshijnë më së shumti fëmijët-nxënësit por edhe të rriturit flet më së miri se sa i rëndësishëm është shëndeti oral.  Shëndeti oral reflekton në shëndetin fizik të njeriut. Shëndeti oral do të thotë që të mbajmë jo vetëm dhëmbët të pastër por të gjithë shëndetin e gojës. Këtu përfshihen dhëmbët, mishi i dhëmbëve, gjuha e gjithashtu edhe fyti. Për të biseduar rreth kësaj problematike intervistuam Dr. Merita  Ballata Kryeziu, specialiste e sëmundjes së gojës  dhe dhëmbit në QKMF-Gjakovë.

Çka flasin të dhënat për përhapjen e sëmundjes së dhëmbit dhe gojës tek ne?

Mund të konstatojmë se gjendja e shëndetit oral në Kosovë është mjaftë alarmante, ku  në bazë të statistikave, sëmundjet e gojës janë më të përhapurat dhe prekin  mbi 90% të popullsisë.  Ato kanë impakt domethënës  në shëndetin e përgjithshem të çdo individi duke ndikuar në cilësin e jetës së njeriut. Kosova është e ranguar ndër vendet e fundit për mirëvajtjen e higjienës së gojës, shërimit të kariesit dhe përdorimit të preparateve  higjienike. Faktorët kryesor që rrisin ndjeshëm rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e ndryshme të gojës janë: higjiena joadekuate e gojës, kequshqyeshmëria, shprehitë e këqija si dhe mos kontrollet e regullta te stomatologu.

Sot në botë, reth 60-90% të fëmijëve të moshës shkollore dhe afërsisht 100% të rriturve kanë problem me shëndetin e gojës . Vetëm 60% e popullsisë botërore ka akses në kujdesin shëndetësor oral.

Është caktuar edhe një datë e veçantë për ngritjen e vetëdijes së popullatës për këto sëmundje?

Shoqata dentare botërore ka caktuar 20 Marsin, Ditën Botërore të shëndetit oral. Kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin, si dhe të tregoj rëndësinë e madhe që ka shëndeti oral në shëndetin e përgjithshëm dhe mirëqenien.

Nga praktika juaj si mjeke specialiste çfarë keni hetuar tek pacientët?(cilat probleme).

Nga përvoja ime kam vërejt, se tek ne ekziston një kulturë e pakët për mirëmbajtje të higjienës orale dhe kujdesin e dhëmbëve. Ndihmen e stomatologut e kërkojnë në stadet e fundit të patologjis së infeksioneve orale dhe të prishjes së dhëmbit.

Sa i kushtohet kujdes kontrollit. Dikur në shkolla kishte vizita të rregullta dentare, po sot?

Edhe pse kontrollet sistematike nëpër shkolla janë më të pakta, gjendja e higjienës orale është alarmante, ku tek fëmijët e moshës 6-14 vjet,  identifikohen  minimum 3 dhëmb karioz, mosha  14 – 18 vjeqare ku  identifikohen, 6 dhëmb karioz, kurse popullata tjetër mund të ketë numër edhe më të madh të  dhëmbëve të prishur, dhe me infeksione të shumta të indeve të buta.

Për të ngritur nivelin e kujdesit ndaj shëndetit oral kush mendoni se ka rol vendimtar?

Roli në kujdesin oral fillon nga familja, prindërit  duhet  të jenë  një pasqyrë për edukimin e tyre. Rol të madh padyshim luajnë institucionet parashkollore,   shkolla, institucionet shëndetësore, mediat dhe informimi i vazhdueshëm në edukimin  shëndetësore, ashtu që të jetë sa ma i madh dhe joshës.

Në ç’moshë duhet të filloi kujdesi për dhëmbët?

Kujdesi duhet të filloi nga nëna në shtatzani, pastaj pas lindjes së fëmiut duhet kujdesur që përmes tabletave të ipet sasia e fluorit, nga mosha 3 vjeçare fillon edhe larja e dhëmbëve kuptohet me kujdesin e nënës  ashtu që më vonë të jetë pjesë e jetës së përditshme. Pastrimi i dhëmbëve duhet të bëhet 3 herë gjatë ditës, pastat e tyre janë speciale me shije të këndshme dhe me sasi adekuate fluori,  meqë kjo sasi nuk është e zgjidhur në cilësin e ujit të pijshëm apo ushqim tjetër.

Cilat janë kushtet për një higjienë orale?

Për një higjien të rregullt, duhet përdorur pastat, brushat adekuate, perin stomatologjik, ujin e bollshëm, solucionet  antiseptike, fluorizimi dhe mënyra e të ushqyerit. Kontrollat e vazhdueshme që duhet bëhet 2 herë në vit, si dhe mospërdorimi i duhanit, alkoholit dhe evitimet e shprehive të këqia.

Si të veprojmë, çfarë mundë të bëjmë?

Mos higjiena adekuate, mos pastrimi i rregullt i dhëmbëve dërgon tek formimi i kaviteteve (kariesit), pasi ushqimi i mbetur i pa pastruar bënë zbutjen e sipërfaqes së smaltit  njëherit fillojnë edhe infeksionet e mishërave ku kemi paraqitje të gingiviteve, ku me mos mjekimin e tyre me kohë dërgon deri tek paraqitja e paradontopatis dhe shumë infeksioneve tjera në gojë.

Sa ndikojnë ushqimet në kariesin e dhëmbëve?

Ushqimi ka rëndësi të madhe në ruajtjen e dhëmbëve, disa lloje të ushqimit ndikojin tejet negativisht në dhëmbë, siç është konsumimi i ushqimimit me përmbajtje të karbohidrateve (sheqernave). Për këtë arsye ne përqendrohemi në rolin pozitiv të produkteve ushqimore që përmbajnë kripëra minerale dhe vitaminoz..

Si të zgjedhim ushqimin e duhur?

Vazhdimisht duhet kujdesur për ushqimimin që të marrim ushqim të fort, drithra, pemë, perime, lëngje të pa sheqerosura, qumësht me sasi të kalciumit, sasi të bollshme të ujit, etj. Pra t’i largojmë nga jeta e përditshme ushqimet e buta dhe të fabrikueshme.

Cilat janë këshillat për një shëndet sa më të mirë oral?

Mbani dietë të shëndetshme,  zhgjidhni ushqimin e shëndetshëm, përdorni ujë të bollshëm pas ushqimit. Mos përdorni ushqime të thata dhe me shumë sheqer. Lani 2 herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori, përdorni perin stomatologjik si dhe bëni kontrolla të vazhdueshme te stomatologu, së paku dy herë në vit.

Botuar në Gjakovapress Nr.89