Thursday, March 28, 2024
Lajme

Perime me bollëk, çmimet pa ndryshime

treguNë ditën e hënë, që në Gjakovë njihet si Dita e pazarit, sot furnizimi me pemë e perime të stinës në tregjet e gjelbra  ishte I bollshëm. Furnizim më I madh është hetuar në tregun kryesor tek Ura e Tabakut ku kishte më shumë prodhues bujqësorë e tregtarë ndërkohë që dominonin perimet. Çmimet e domates dhe specave si perime më të kërkuara të këtyre ditëve nuk dallojnë shumë nga java e kaluar. Çmimi i tyre sillet mes 0.50 e 0.70 cent. Ndërkaq për një euro shiteshin 3 kilogram tranguj apo patate. Me bollëk kishte edhe perime tjera të stinës, ndërkaq më pak kishte zgjedhje për pemët e stinës. Interesimi i blerësve, për shkak të vapës, ishte më i madh gjatë orëve të paradites.