Monday, December 30, 2024
Lajme

Përkujtohen veprimtarët e martirizuar të LDK-së

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mori pjesë të dielen  në  Akademinë Përkujtimore në nderim të veprës dhe kontributit jetësor të veprimtarëve të saj të martirizuar, prof. dr. Bardhyl Çaushi, Prof. Mark Malota, Avokat Urim Rexha, Prof. Gjergj Sokoli, organizuar nga Dega e Lidhjes Demokratike te Kosovës në Gjakovë.

Mustafa tha se në dekadën e fundit të shekullit XX, Lidhja Demokratike e Kosovës i priu lëvizjes sonë të madhe për liri, pavarësi e demokraci dhe çmimi i të qenit në ballë është tepër i lartë.

Ndërkaq, rënia e njerëzve si Bardhyl Çaushi, Gjergj Sokoli, Urim Rexha, Mark Malota dhe shumë e shumë veprimtarëve të tjerë, sipas Mustafës është humbje e madhe për të gjithë , për familjet e tyre, për LDK-në dhe për gjithë Kosovën.

“Mirëpo, vepra dhe sakrifica e tyre sublime është themeli i fortë i së ardhmes së vendit tonë, për të cilin ata flijuan jetën”, tha Mustafa.

Në akdeminë e sotme foli edhe kryetari I degës së LDK_së në Gjakovë, dr. Luan Gola, ndërkohë që akdemia u përcoll edhe me një program artistik.