Saturday, February 3, 2024
Lajme

Përurohet objekti i ri i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Gjakovë

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjakovë  nga dita e sotme është bërë me objekt të ri. Në ceremoninë e inaugurimit,   drejtori i përgjithshëm i Policisë se Kosovës, Rashit Qalaj tha se atributet për Policinë e Kosovës si ndër më të mirat, që u dëshmua sëfundmi edhe me rastin e ndihmës për zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri,  janë pasojë e punës përkushtuese dhe mobilizimit të të gjithëve. Por tha ai,  me hapjen e këtij objekti të ri  dhe me  krijimin e kushteve më të mira të punës së zyrtarëve të Policisë priten edhe angazhime shtesë për të qenë si deri me tash plotësisht  në shërbim të ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është themeluar me 1 janar 2015 kur edhe ka filuar funksionimin e saj me kapacitete të vogla në ambiente të Stacionit Policor në Gjakovë. Sipas drejtorit, kolonel Lumni Graishta anipse është periudhë e shkurtër, e madhe është puna që është bërë deri me tash. Tash me ardhjen edhe të zyrtareve të rinjë policor në Gjakovë, janë plotësuar në tërsi kapacitet e DRP- në Gjakov.

Ky është projekt tejet I rëndësishëm për Policinë dhe qytetarët në veçanti.

Objekti I ri I Policisë në Gjakovë është investim I qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjegjësisht Policisë së Kosovës në vlerën prej 1 milion e 100 mijë euro me një sipërfaqe prej 3 mijë e 497 metra katror. Nga kjo sipërfaqe, rreth 2 mije 500 metra shfrytëzohen për Drejtorinë Rajonale të Policisë dhe mbi një mijë metra katror do të jenë në shërbim të policisë Kufitare regjioni Përendim.

Në emër të komunës së Gjakovës ka përgëzuar kryetari komunës Ardian Gjini. Ai ka thënë se , anipse ndërtimi I objektit ka zgjatur më shumë, puna e palodhshme e zyrtareve policor brenda dhe pamja e bukur nga jashtë,  ia kanë shtuar bukurinë hyrjes së qytetit.

“Policia e Kosovës është krenaria jonë. Në komunën e Gjakovës krimi ka rënie në të gjitha elementet” , ka thënë Gjini

Në këtë ceremoninë e sotme  morën  pjesë personalitete nga institucione publike si nga : Komunat Gjakovë, Rahovec, Malishevë , FSK, KFOR ,Gjykata, Prokurori, Institucione arsimore, QPMS, Partnerë të Policisë në fushën e sundimit  të ligjit ICITAP, OSBE, UNDP, Përfaqësi Fetare dhe Kulturore,  e tj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *