Wednesday, April 3, 2024
AktualeLajme

Po eliminohet defekti në gypin kryesor, të martën pa ujë 7-19.00

RadoniqiK.R.U.”Radoniqi” ka njoftuar konsumatorët se nga dita e hënë ka filluar punimet  në riparimin e defektit në  gypin Fi 1100 mm në fshatin Sopot. Sipas zyrtares për informim të kësaj kompanie, Blerina Radoniqi sot një pjesë e qytetit , posaçërisht ato pjesë në lartësi dhe shumëkatëshet, nuk kanë pasur ujë të pijes ndërsa pjesa tjetër, për shkak të sasisë së stacionit grumbullues, nuk ka pasur ndërprerje. Punimet janë duke vazhduar dhe për këtë qëllim të martën  me  30.06.2015 serish do të ketë ndërprerje të furnizimit më ujë nga ora 07:00  deri në ora 19:00. Punëtorët e mirëmbajtjes në terren po punojnë pa ndërprerë në riparimin e defektit.  K.R.U.” Radoniqi” falënderon konsumatorët për mirëkuptim!