Sunday, September 1, 2024
Gjakova PresssLajme

Po na vjen bora me ngrica!

Pullazet e shtëpive në Gjakovë të dielën janë zbardhuar nga bora. Bora ka sjellë edhe temperaturat e ulëta. Minus 3 gradë celciuz ka qenë gjatë orëve të paradites. Këto janë shenja se dimri i vërtetë duket se po vjen pikërisht në kohën kur po I numërohen ditët e fundit! Kjo foto e shkrepur në qendër të qytetit tregon se po vazhdon të bie borë e imët e shoqëruar me erë.

Edhe pse gjatë muajve të fundit nuk ka pasur temperatura shumë të ulëta, acari më i madh do të jetë në fundin e stinës së dimrit.

Sipas parashikimeve të motit temperaturat gjatë ditëve të ardhshme do të shkojnë deri në minus 14 gradë celsius.

Sot e nesër do të ketë borë ndërsa më së ftohti, sipas meteorologëve do të jetë të martën dhe të mërkurën  kurse nga e enjtja do të ketë ngritje të temperaturave.

Gjatë fillimit të javës temperaturat minimale do të sillen nga -5 deri në -7 gradë, deri në -14 gradë celsius. Gjithashtu priten edhe reshje të borës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *