Thursday, March 28, 2024
AktualeLajme

Po vjen Vjeshta!

shiuSikurse mbarë rajoni edhe Gjakova ditën e martë e ka pasur një ditë tipike vjeshte. Nga mëngjesi e deri pasdite ka pasur reshje të shpeshta shiu, bubullimë e vetetim,  ndërsa temperaturat e ajrit kanë rënë deri në 16 gradë. Rrugët kanë qenë të mbuluara me ujë, ndërsa freskia e ajrit bëri që të ndryshoi garderoba e bashkqytetarëve.

Rrallë kush e ka pritur një ndryshim kaq të shpejtë klimatik që sinjalizon se po I afrohemi stinës së vjeshtës dhe se ditët me vapë tashmë po mbarojnë. Edhe për të merkurën metereologët kanë parashikuar mot të ngjajshëm me sot.