Monday, June 10, 2024
AktualeLajme

Prej sot tabelat 07

tabela-gjakove
Filloi pajisja me tabela për regjistrimin e automjeteve me kodin 07 për rajonin e Gjakovës

 

Qytetarët e Rajonit të Gjakovës, ku përfshihen komunat e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës, nga e hëna edhe zyrtarisht filluan të pajisen me tabela të veturave me kodin nr. 07.

Pajisja e qytetarëve me këto tabela u bë pas nënshkrimit të udhëzimit administrativ nr. 19/2014 nga ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

“Shpërndarja e tabelave të para për qytetarët e këtij rajoni është bërë nga kryeshefi i Agjencisë së Regjistrimit Civil,  Blerim Camaj dhe nënkryetari i Komunës së Gjakovës,  Ramadan Hoti.

Ministri i Hyseni ka liruar nga taksa qytetarët e rajonit të Gjakovës, në rastet kur ndryshimi i tabelave ndodhë në momentin e vazhdimit të regjistrimit të automjeteve”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.