Wednesday, June 5, 2024
AktualeLajme

Projekte atraktive zhvilimore në Konferencen e donatorëve

konferena Në Gjakovë edhe të premten, në diten e dytë kanë vazhduar punimet Konfrenca e donatorëve e cila ka reflektuar me prezantimin substancial të projekteve gjithëpërfshirëse lidhur zhvillimin ekonomik dhe kulturen, me qeverisjen e mirë, pastaj projekte të infrastrukturës që ka të bëjë me sektorin e shëndetësisë.

Kryetarja e kmunës Mimoza Kusari Lila është shprehur e kënaqur me interesimin e donatorëve për projektet e prezantuara dhe se efektet e konferencës mundë të priten shumë shpejt.

‘Kemi  marrë premtime të fuqishme nga donator të ndryshëm prandaj me të drejtë presim që të paktën 70 përqind e projekteve të prezantuara do të realizohen. Fillimi i realizimit të projekteve të para do të nisë pas disa muajsh, ndërsa pjesa më e madhe e projekteve do të përfundojnë pas dy vitesh’, tha Kusari-Lila.

Ndryshe të ndarë  në ambiente e salla të veçanta në vazhdën e punimeve të ditës së dytë të kësaj konferencë janë prezantuar projekte për zhvillimin ekonomik e kulturorë si dhe të infrastrukturës rrugore dhe shendetësisë. Një kontribut të veçantë kanë dhënë edhe përfaqësuesit e OJQ-ve  me prezantimin e projekteve të tyre, të cilat ishin të natyrave të ndryshme. Si konkluzion I përgjithshëm I punimeve të ditës së dytë të Konferencës së donatorëve mbeti përkrahja strategjike në nivel lokal dhe bashkërendimi me donator për krijimin e kushteve për zhvillim ekonomik të komunës së Gjakovës , rritjen e vendeve të punës dhe zhvillimit të gjithmbarshëm.

Në një seancë të veçantë ku u prezantuan projekte për qeverisje të mirë lokale janë paraqitur 8 projekte standarde , si renovimi dhe zgjerimi I ndërtesës së Kuvendit Komunal, ri destinimi dhe renovimi I objektit të KRM “ Çabrati, që janë të lidhur me transformimin tek Urbanizmi dhe Kadastra, projektin për ndërtimin e objektit të ri të KRM “ Çabrati”, projekti për ndërtimin e 5 zyrave për bashkësi komunale, projekti i ndërtimit të qendrës lokale emergjente. Një projekt që ka të bëjë me qeverisje të mirë lokale “Gjakova digjitale është prezantuar edhe nga “ATI-KOS” si dhe ndërkohë është prezantuar edhe projekti gjeneral për transportin publik në regjionin e Gjakovës.

Projektet që janë prezantuar nga lëmia e shëndetësisë, kishin të bëjë me ndërtimin e dy banesave sociale , ndërtimi i rrjetit të ujërave të zeza në objektin e vjetër të QKMF-së, projekti I ndërtimit të një objekti të ri të QKMF-së, një qendër për personat me aftësi të kufizuar, shtëpi të pëlqeve për qëndrim ditorë në Shkugëz dhe një projekt tjetër për ndërtimin e një shtëpie reaktive sociale.

Edhe në sektorin për një zhvillim më të fuqishëm ekonomik e kulturor janë prezantuar disa projekte. Me prezantimin e këtyre projekteve të cilat ishin bazë dhe pasqyrim i situatës së tanishme, do të krijoni  mundësi të  zhvillimit  gjendjes socio-ekonomike. Ishte një projekt që ngërthen krijimin dhe rritjen e fondit për mikrro ndërmarrje dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme . Pastaj projekt për ngritjen e pikave informative turistike, projekt për fondin zhvillimor për bujqësi dhe “Eco- Zona-E”.

Në një ndarje tjetër të veçantë ku ishin ekspert dhe projektues të projekteve në lëmin e infrastrukturës, janë prezantuar projekte kapitale siç u publikua projekti për digën në fshatin Ponoshec, që ka të bëjë me akumulacionin e ujërave natyrore në këtë zonë, pastaj projekte që kanë të bëjnë me planin investiv të zhvillimit në infrastrukturën e ujësjellësit dhe ujërave të zeza. Kishte projekte që u prezantuan edhe për Çarshinë e Madhe, sikurse u prezantuan edhe projekti I unazës dhe rrugët në hyrje të Gjakovës. Në tërsi nga ekspertet e projekteve janë prezantuar edhe planet dhe projektet lidhur me ujërat e zeza që derdhen në lumin Krena dhe atë Llukac. Projektuesit kanë prezantuar projekt edhe për rrjetin e ujërave të zeza në fshatin Bec si dhe ndërtimin e fazës së dytë të filtrave në Sistemin e Radoniqit, por edhe ngritjen e rrjetit për ndriçim publik efeqientë I uniformuar për komunën e Gjakovës. Është mbajtur edhe një seancë e veçantë e prezantimit të projekteve nga ana e përfaqësuesve të OJQ-ve. Më se 20 OJQ kanë prezantuar projektet e tyre në fusha të ndryshme e të cilat do të kontribuojnë në zhvillimin e gjithmbarshme të jetës dhe mirëqenies sociale të qytetarëve të Gjakovës.