Thursday, March 28, 2024
AktualeKulturë

Projekte të reja filmike të Norikes

Norika SefaSkenaristja dhe regjisorja e talentuar nga Gjakova Norika Sefa, e cila deri me tash  ka qenë  pjesëmarrese në disa festival brenda Kosovës e jashtë saj,   ka marrë edhe një vlerësim për punën e saj. Venera, është emri i personazhit kryesor. Ngjarja zhvillohet në një qytezë në Kosovë, me një djalë në mesin e dy shoqeve tinejgjere të cilat jetojnë dukshëm në mentalitet tradicional.

Është skenari i saj i parë i një filmi të metrazhit të gjatë. Norika Sefën e njohim sidomos si regjisore të filmit “Cheers”. Sefa, e cila momentalisht studion në Famu në Pragë. Skenari “I am looking for Venera” është kualifikuar si projekt me potencial të lartë në Eastweek, platformë kjo për avancim skenari.

“Projekti ka fituar vendin e parë në MidPoint, një ndër laboratoret më të rëndësishme të zhvillimit të skenarit në Evropën Qendrore, ndërsa tani në Eastweek është pjesë e Trieste International Film Festival, festival që mbahet në janar në Itali dhe një ndër projektet që ndërlidhë kinemanë e Evropës Lindore e Perëndimore” tregon Sefa.

Venera, është emri i personazhit kryesor. Ngjarja zhvillohet në një qytezë në Kosovë, me një djalë në mesin e dy shoqeve tinejgjere të cilat jetojnë dukshëm në mentalitet tradicional. Shpërthim hormonal, histori e bazuar në mentalitet ku dëshira për të shprehur përfundon në shpërthim temperamenti duke i lënë dy vajzat të mbyllura në rrethin sharmant të limiteve të tyre.
“Po planifikoj që xhirimet ti nisi në vitin 2017-të dhe më shumë dëshirë dua që filmin ta realizoj në vendlindjen time, ngase ngjarja është e bazuar në kujtime personale” thotë  Norika.