Saturday, April 27, 2024
Aktuale

Qendra e Pensionistëve në Gjakovë ofron shërbime të shumta për pensionistët gjakovarë

Në Qendrën e Pensionistëve të Gjakovës, e cila ka filluar punën muaj më parë po ofrohen shërbime të shumta shëndetësore, juridike e shërbime financiare për pensionistët.  Ditëve të shkuara shërbime shëndetësore ka ofruar dr. Agron Abrashi i cili vjen kohë paskohe nga Zvicra, ndërsa gjatë javës, çdo të hënë nga ora 9 deri në 11 në këtë klub konsultime shëndetësore jep dr. Shahin Roka, cdo të enjte nga ora 16 deri në orën 18, dr. Hektor Binishi, cdo të premte në po atë kohë punon dr. Mentor Ruka.

Sa i takon shërbimeve juridike, pensionistët ,  konsultime mundë të bëjnë me magjistër Qemajl Junikun dhe  për shërbime financiare do të përkujdeset ekonomisti i diplomuar, Sherafidin Rogova.

Klubi i pensionistëve I hapur me iniciativen e Klubit Rotarian Gjakova, i ka lokalet në rrugën në afërsi të KEDS-it, dhe ofron ambient të përshtatshëm për qëndrim ditor të pensionistëve gjakovarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *