Monday, July 8, 2024
Lajme

Po vjen acari, kujdesuni për ujëmatësit!

KRU Gjakova bazuar në parashikimet meteorologjike se ditëve në vazhdim parashikohen rënie e temperaturave, meqenëse temperaturat e ulëta do të vazhdojnë të na përcjellin edhe ditët, muajt në vijim, rreziku i dëmtimit të ujëmatësve është i madh (plasaritja e xhamave të orëmatësve nga ngricat).Në veçanti konsumatorët të cilët nuk kanë puseta dhe ujëmatësit janë të ekspozuar direkt nga të ftohtit.

“Kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit. Çdo pikë uji e kursyer sot është me rëndësi jetike për qytetarët. KRU “Gjakova” ,apelon te të gjithë konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin e shahtave nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore). Njëkohësisht apelojmë te konsumatorët që mos të bëjnë shpenzime të panevojshme duke lënë krojet hapur, në mënyrë që të furnizohen me ujë të mjaftueshëm edhe qytetarët që gjenden në pika më të larta”, thuhet në apelin e KRU Gjakova e cila falënderon të gjithë konsumatorët për bashkëpunim dhe mirëkuptim.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *