Radoniqi riprogramim i borxheve-lehtësira borxhlinjve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Radoniqi” ka filluar aksionin e gjërë për mbledhjen e borgjeve që konsumatorët kanë për shpenzimin e ujit të pijes. Në një njohtim për medie, kjo kompani thekson se këto ditë ka angazhuar ekipet e saja për ta mbledhur borxhet e vjetra për ujë të shpenzuar dhe çkyçjen e të gjithë konsumatorëve te cilët nuk paguajnë ujin e shpenzuar.
Për të realizuat me sukses këtë aksion kjo kompani iu ka mundësuar lehtësira konsumatorëve duke ju ofruar mundësi me marrëveshje për RI- programim dhe duke bërë pagesën e 5 % të borxhit total me marveshjen deri në 36 muaj. Gjithashtu do të këtë kontrolle rigoroze për kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit dhe për çdo kyçje ilegale do te shqiptohen dënimet sipas rregulloreve dhe ligjeve në fuqi .