Friday, March 29, 2024
AktualeLajme

Rinovohen rrugët me gropa

Pas heqjes së një shtrese të tërë asfalti për shkak të dëmtimeve të mëdha dhe sanimin e dëmeve nga ato rrugë, pas pregaditjes së atyre rrugëve për shtresë të re asfalti që njiherit ka mundësuar edhe moti pranveror që ka mbajtur këtyre ditëve, në ato rrugë ka filluar shtrimi i asfaltit të ri. Këtë punë, në saje të tenderit vjetor të përfituar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke e kryer kompanisa “Joss Krasniqi”. Rrugët me shtresë të re asfalti kanë nisur të sanohen duke u nisur nga rruga “Skenderbeu” për të vazhduar në rrugën “Yll Morina” dhe më pas në rrugët tjera, kryesisht në rrugët kryesore frekuentuese dhe në lagjen “Blloku i Ri” që është paraqitur si prioritet për sanimin e këtyre rrugëve, e më pas do të sanohen edhe rrugët tjera.