Monday, April 1, 2024
Lajme

Sahatqija: Për 24 orë në regjionin e Gjakovës 2 aksidente dhe 120 tiketa dënimi

Në prak të festes së Vitit të Ri trafiku rrugor është ngarkuar tejmase. Si pasojë vërehen kolonat e gjata në disa pika kyçe, në hyrje dalje të qytetit por edhe në rrugët e qytetit. Ndërkohë që mungesa e parkingjeve dhe parkimi i veturave vend e pa vend, po e bënë gjendjen e trafikut  më të vështirë. Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë raportuar 63 aksidente komunikacioniPrej tyre, 15 kanë qenë me të lënduar, ndërsa 48 të tjera me dëme materiale. Fatmirësisht, policia nuk raporton për aksidente me fatalitet.

Për shkak të shkeljeve të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar 747 tiketa. Ndërkaq në regjionin e Gjakovës ku hyjnë edhe  komunat Rahovec dhe Malishevë kanë ngjarë vetëm 2 aksidente, njëra prej të cilave me lëndime të lehta dhe tjetra me dëme materiale. Komandanti i trafikut rajonal të Gjakovës, kapiten  Albin Sahatqija tha se zakonisht në prak të festave ka më tepër pjesëmarrës në trafik.

“ Një aksident ka ndodhur në fshatin Tërpezë të Malishevës me një të lënduar lehtë dhe një aksident tjetër ka ngjarë në rrugët e Gjakovës me dmle maetriale. Janë shqiptuar 120 tiketa për shkak të mosrespektimit të rregullave në trafik”, ka thënë Sahatqija.

Ai  ka shtuar se  Policia e Trafikut ka hartuar planet adekuate për të tilla raste festive dhe  ka uruar pjesëmarrësit e trafikut për një kujdes të shtuar dhe për një festë pa aksidente.

“Siguria e të gjithë pjesëmarrësve në trafik, parandalimi i aksidenteve, reduktimi i vazhdueshëm i aksidenteve me lëndime dhe atyre me pasoja fatale janë disa nga prioritetet e njësitit të trafikut rrugor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për ofrimin e sigurisë së qytetarëve”, ka shtuar kapiten Sahatqija.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *