Shërohet pacienti i katërt nga Gjakova, nga 9 të diagnostifikuarit më parë me COV 19
Është shëruar pacienti i katërt nga Gjakovë, nga 9 të diagnostifikuarit më parë me COV 19. Këtë e ka bërë të ditur dr. Afrim Dervishi, drejtor Shëndetësor në Spitalin Isa Grezda. Ai ka thënë se e shëruara është infermiere dhe ky ka qenë lajm i gëzuar , sikurse edhe me rastin e shërimit të dr. Jetish Jetishit.
“Në luftën për COVID 19, mantelbardhët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjakovë janë vazhdimisht të mobilizuar dhe kthimi i tyre në punë , pas shërimit, do të jetë mbështetje për të gjithë ne”, ka thënë dr. Afrim Dervishi.
Të kujtojmë se para dy mantelbardhëve ishin shëruar edhe çifti bashkëshortor Sejdija (Muhamet dhe Xhevahire) duke shkuar numri në katër.