Saturday, April 27, 2024
Kulturë

Shfaqet premiera e dytë për këtë vit e Teatrit profesionist

Pas premierës “Revolveri” me të cilën Trupa e Teatrit Profesionist në Gjakovë e hapi sezonin teatror për këtë vit, ansambli i kësaj shtëpie teatrore sonte shfaqi premierën e dytë, komedinë “Burri i gruas s’ime” të autorit kroat Mirko Gavran, me regji të Fatmir Hysenit, skenografi e kostume të Petrit Bakallit dhe muzikë të Ard Islamit. Në komedinë “Burri i gruas s’ime”, rolet i interpretuan Jahja Shehu, Muradije Muriqi dhe Ahmet Bakija.