Friday, April 26, 2024
AktualeLajme

Programi festiv për Diten e Çlirimit të Gjakovë

Gjakova me 14 Qershor kremton ditën e çlirimit. Me këtë rast janë planifikuar një varg veprimtarish, përkujtuese, kulturore e sportive. 14 qershori nisë të kremtohet me nderimin e dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës, pastaj do të mbahet edhe akademia solemne e Kuvendit Komunal ndërkaq në mesditë dhe në , mbremje do të shfaqen koncerte. Në shënimin e ditës së çlirimit do të jetë edhe sopranoja e shquar e muzikës klasike Inva Mula.
Neser ne Kolegjin Biznesi bëhet promovimi i librit ‘Vlerat e luftes clirimtare te Kosoves per mbrojtjen e çështes kombëtare’ të autorit prof.dr. Kudusi Lame- gjeneral
Ja dhe programi i komunes.

PROGRAMI FESTIV
Ora 10.OO – Homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në qytet, në Meje, në Çabrat dhe para bustit të dëshmorëve
Ora 10.OO – Koncert festiv për fëmijë – para Pallatit të kulturës”Asim Vokshi”
Ora 11.OO – Zbulimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shishman
Ora 12.OO – Akademi Solemne – përcjell me program artistik -shkolla e muzikës “Prenkë Jakova”- (ndarja e mirënjohjeve)
Ora 15.oo – Koktej për familjarët e dëshmorëve në restorantin “Roma”
Ora 16.oo – Promovimi i veprës “Vlerat e luftës çlirimtare për mbrojtjen e çështjes së Kosovës”- autor: Kudusi Lame –
Ora 20.oo – Koncert i madh festiv në qendrën e qytetit