Saturday, April 27, 2024
AktualeLajme

Haradinaj e zyrtarizon Lekajn për kryetar të Gjakovës

Edhe zyrtarisht Pal Lekaj e ka pranuar të dielen kandidaturën e tij për mandatin e tretë për kryetar të Gjakovës, si kandidat i Alenacës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK).

Zyrtarizimi është bërë nga kreu i kësaj partie Ramush Haradinaj, e cili e ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e Lekaj në dy mandatet e deritashme si kryetar i Gjakovës dhe ka premtuar realizimin e dy projekteve madhore.

“Po ju përmend vetëm dy projekte apo dy lajme të mira për Gjakovën.Në mandatin e ardhshëm qeverisës, Gjakova do të ketë rrugë të zgjeruara dhe moderne që këtë qytet e lidhin me Prishtinën dhe Klinen, si dhe me Prizrenin e Pejës. Gjithashtu do ta bëjëmë edhe shtratin e lumit Drin, që nga burimi në Radavc e deri në Gjonaj të Prizrenit”, ka premtuar Haradinaj.