Sunday, February 4, 2024
AktualeLajme

Shiu thyen vapën por nuk mungoi as breshëri

shiuGjakova është freskuar më në fund. Vapa 37 gradëshe ka rënë të premten nga pasditja kur ka rënë shi ndërsa raportohet se në disa zona ka pas edhe breshër. Ende nuk ka ndonjë raport për dëmet që ka shkaktuar breshëri, por shiu ka qenë i mirëseardhur edhe për bujqësinë. Në anën tjetër këto të reshura ndoshta mundë të shpëtojnë edhe sipërfaqet publike të gjelbërimit që janë kërcnuar nga thatësija e korrikut.