Strategu i futbollit kosovar Ajet Shosholli do ti prijë skuadres “kuq e zi” Vellaznimi në kampionatin e ri të Liges së parë futbollistike të Kosoves. Të marten pasdite ai ka deklaruar se është gati marrveshja me kryesinë e klubit, meqë kanë ngelur edhe ca plotësime.
Per gjakovapress.info, Ajet Shosholli tha se stervitjet e para do te nisin ne stadiumin e qytetit, të enjten kur edhe do te mbahet takimi pare me futbollistë.
Shosholli eshte trajner i sprovuar me te cilin, në të shkuaren Vellaznimi ka arritur suksese të medah. Nën drejtimin e tij, Vëllaznimi dy sezone më parë bëri paraqitje mbresëlënëse, duke u futur në mesin e tri ekipeve më të mira të elitës së futbollit kosovar. Ai synon që në kampionatin e ri, me një organizim që nga kryesia, shtabi teknik dhe lojtarët, ta kthej skuadren gjakovare në eliten e futbollit kosovar, aty ku edhe e ka vendin.
Lajmi për emerimin e Ajet Shoshollit në krye të shtabit teknik është mirepritur nga tifozeria gjakovare edhe për faktin se dicka ne klub filloi te levizë, pas një heshtje të gjatë. (gjakovapress.info) Foto: Express