Shtatori edhe me 148 banor të rinjë, 78 djem e 70 vajza
Gjakova, në muajin Shtator ka pasur më pak lindje se sa një muaj më parë. Derisa në Gusht kishte 161 foshnja(80 djemë e 81 vajza), në muajin Shtator në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës kanë lindur 147 foshnja. Prej tyre 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).
Zyra për informim e Spitalit të Gjakovës ka dhënë edhe raportin mujor të aktivitetit për muajin Shtator 2020, krahas angazhimit permanent për Covid 19.
Gjatë muajit Shtator, në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë janë hospitalizuar: 884 pacientë (62 në Kirurgji, 24 në Ortopedi, 21 në Urologji, 5 në ORL, 283 në Gjinekologji, 147 në Neonatologji, 69 në Pediatri, 112 në Interno, 35 në Infektiv, 13 në Neurologji, 17 në Psikiatri, 79 në Pulmologji, 8 në Kujdes intenziv dhe 9 në Njësinë Koronare).
Janë kryer 114 operacione (34 operacione Kirurgjike, 19 operacione Ortopedike, 3 operacione Urologjike, 2 operacione Oftalmologjike dhe 56 operacione Gjinekologjike).
Gjatë këtij muaji kanë lindur 78 djem e 70 vajza (lindje me prerje cezariane kanë qenë 50).
Sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 5418, 812 shërbime në Ro-Kabinet dhe 113 CT-ja.
Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 1651.
Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 865 shërbime të Dializës.