Sunday, December 29, 2024
Sporti

Suksese të mëdha të vashave hendbolliste të Shqiponjes

Federata e Hendbollit e Kosovës mbrëmë i ka shpallur më të mirët e vitit 2024. Në shtatëshen e vajzave më të mira është shpallur hendbollistja e Shqiponjes Orgesa Gola, ndërsa Alma Nivokazi u shpall golashënuesja më e mirë e Kosovës me 147 gola. Nga ky klub Demë Sadiku është shpallur Punëtori Sportiv i vitit 2024 kurse  Elisa Gjikolli shpresë e vitit 2024.  Shqiponja është shpallur më   mira te kadetet U18 dhe pionieret U16.

“Ishte një vit i mbarë për ne dhe i suksesshëm  duke u vlersuar  arritjet tona. I falënderojmë vajzat tona, trajnerin Mahmut Sadiku për kontributin e dhënë, poashtu dhe të gjithë ata që na përkrahen gjatë këtij viti”, ka thënë Sadiku.

Ndryshe, në ceremoninë e FHK-së për herë të katërt rresht hendbollisti më i mirë në Kosovë është shpallur Egzon Gjuka. Ai e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa u shqua edhe te Kombëtarja e Kosovës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *