Thursday, June 6, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Ta ruajmë ambientin për të mirën e shëndetit

gjakova e paster 3
foto ilustruese: Aksionet e pastrimit

Komuna e Gjakovës dikur e kishte një industri të zhvilluar me një numër të madh fabrikash e tymtarësh, por nuk e kishte ajrin aq të ndotur sa konsiderohet tash. Dikur kishte hapësira të mëdha gjelbëruese dhe kujdesi për ambientin ishte shumë më i madh. Tash po ndodhë e kundërta. Mbeturinat gjithandej jo vetëm që hedhen jashtë kontejnerëve dhe krijohen deponi të egra, por ato shpesh edhe digjen duke krijuar re të mëdha tymi. Apo, edhe hedhen në lumenj që bashkë me drunjtë janë filtruesit më të mirë të ajrit.  Hapësirat e gjelbëruara tash po zëvendësohen me shumëkatëshe e objekte tjera banimi e biznesi.  Gjitha këto kanë “haraçin” e vet. Një raport i ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se më shumë se 90 për qind e popullsisë së botës është e ekspozuar ndaj ndotjes së ajrit, gjë që kontribuon në një numër problemesh shëndetësore. Të dhënat e reja të publikuara  nga agjencia e OKB-së tregojnë se problemi është më i përhapur në qytetet e mëdha, por njerëzit mund të habiten pasi të mësojnë se sa e keqe është cilësia e ajrit edhe në zonat rurale. Ndotja e ajrit shkakton 6,5 milionë vdekje çdo vit, dhe është një sfidë e madhe dhe ndoshta një nga problemet më të mëdha shëndetësore, dhe rreziku më i madh mjedisor për shëndetin.(